Mesfushori shqiptar i Kosovës, Bersant Celina mund të cilësohet lojtari më i ri i skuadrës së njohur angleze Stok Siti.
Burime të “Insajderit” zbulojnë se marrëveshja ndërmjet dy palëve tashmë është arritur, teksa në ditët në vijim pritet të vijë edhe zyrtarizimi. 25-vjeçari pritet të kalojë në formë huazimi për një sezon te Stok, teksa kartoni i tij është në pronësi të francezëve të Dizhon.
Në sezonin e kaluar ishte i huazuar në kategorinë e tretë të futbollit anglez, te skuadra e Ipsuiç. Ai realizoi gjashtë gola dhe 6 asistime në 35 ndeshje në të gjitha garat. Për sa i përket Stok Sitit, skuadra angleze militon në Championship.
Vlera aktuale në treg e Celinës është 3 milionë euro. Me fanellën e Kosovës 25-vjeçari nga Prizreni ka regjistruar 29 ndeshje ku ka shënuar edhe 1 gol.
Arena e Lajmit

Loading…
Loading…