Duhet të zgjedhë mes shitjes dhe rinovimit, Bajerni kërcënon sulmuesin gjerman me një vit në tribunë

Bajernit duket se i është sosur durimi me sulmuesin gjerman, Serzh Gnabri, i cili nuk po vendos të ardhmen e tij te Bajerni me klubin që i ka kërkuar të zgjedhë mes rinovimit të kontratës dhe shitjes.

gnabri

Sipas raportimeve nga “Kicker” vonesa në dhënien e përgjigjes nga ana e lojtarit ka shtyrë bavarezët t’i vendosin atij një ultimatum duke i thënë se nëse nuk  vendos së shpejti do të përfundojë një vit në tribunë.

Gjermani e humbi vendin e titullarit në drejtimin e Nagelsman dhe për momentin të interesuara për shërbimet e tij janë disa skuadra angleze dhe Reali i Madridit.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×