Interi ka planifikuar një listë të gjatë emrash nga të cilët zikaltërit pretendonin të arkëtonin disa miliona nga shitja e tyre, siç është rasti i mbrojtësit Dalbert. Duket se braziliani ia ka prishur planet klubit italian pasi ka pësuar një dëmtim dhe do të detyrohet ti nënshtrohet një operacioni.
Ka qenë vetë Interi që e ka bërë publik lajmin me një komunikatë zyrtare ku ka theksuar se 28-vjeçari është dëmtuar përpara se t’i bashkoj skuadrës dhe ka pësuar një traumë në gjurin e majtë.
Sipas kontrolleve nga mjekët zikaltër është vendosur se futbollisti ka nevojë për një operim për të zgjidhur problemin, me mungesën e tij të gjatë që do ta nxjerrë përfundimisht nga merkatoja.
Arena e Lajmit

Loading…
Loading…