Edin Xheko u sigu rua t’i jepte një sin jal të gjithë ambientit zikaltër kur ndërpreu pushimet dy ditë para afatit që i ishte lënë nga klubi. Pavarësisht rikthimit të Romelu Lukakut, që ka ndryshuar të gjitha hierarkitë e repartit ofensiv, boshnjaku nuk është dorëzuar. Vërtet duket se në Milano është përsëri koha e “LuLa”-së, dyshes që formoi Konte dhe e dërgoi Interin drejt suksesit, por Edin, që zëvendësoi belgun sezonin e kaluar, nuk ka ndër mend të qëndrojë në hije. 36-vjeçari mbërriti kur Lukaku u largua dhe takimi i tyre i parë ndodhi vetëm para dy ditësh, por në “Pinetina” po merr jetë një ide intriguese: po sikur të formohet një dyshe tjetër Lukaku-Xheko, edhe pse mund të përdoret vetëm “part time”?
E SHKUARA
Interi i këtij sezoni pa dyshim që do të formohet rreth Lukakut e Lautaros, por Xheko do të kërkojë të jetë i treti në këtë raport, duke u përpjekur të tregojë se nuk është i tepërt. Në fakt, prania e të treve në skuadër ka qenë një ide që e ka pasur fillimisht Antonio Konte, që në verën e parë si trajner i Interit kërkoi nga drejtuesit belgun dhe Xhekon për të zëvendësuar Mauro Ikradin. “Kullat binjake” ishin dëshira e teknikut në merkaton e sezonit 2020-2021, kur përflitej një shkëmbim Xheko-Sançez me Romën, por koha për ta bërë realitet erdhi vetëm tani.
DYSHJA – Vërtet që Lukaku dhe Lautaro duken të paprekshëm, por sezoni është i gjatë dhe Interi kërkon të qëndrojë konkurrues në të gjitha kompeticionet, diçka që do të sjellë shpesh herë nevojën e rrotacionit dhe forcave të freskëta. Kështu, Edin do të ketë mundësitë e tij edhe nga minuta e parë dhe jo vetëm si zëvendësues gjatë ndeshjes dhe në një situatë të tillë, Inzagi do të kishte në dispozicion po ashtu një sulm të nivelit të lartë. Kjo jo vetëm nga cilësitë e tyre, por edhe nga centimetrat, të cilat i bëjnë sulmuesit të frikshëm në lojën në ajër. Nuk do të ishte e vështirë në fakt të gjendej gjuha mes të dyve, pasi Xheko ka treguar që është vërtet një numër 9, por me këmbë të rafinuara dhe jo pak herë e ka bërë edhe sezonin e kaluar lidhjen mes mesfushës dhe Lautaros, si një regjisor i avancuar. Këtë herë mund të lirojë hapësira për Lukakun dhe madje edhe ta gjejë atë në zonë me pasimet e tij. Ajo që inkurajon më së shumti është ideja për t’i parë të dy brenda zonës së rreptësisë, një fakt që me gjithë eksperiencën e tyre, mund të shkaktonte panik në mbrojtjet rivale dhe mund t’i jepte Inzagit një tjetër alternativë në rrugën drejt fitores.
NISLI GJINI-Arena e Lajmit

Loading…
Loading…