Ishin kthyer në ‘terrorin’ e bizneseve në Greqi, arrestohen dyshja e shqiptarëve që grabisnin kioska dhe pika karburantesh 

Fghhgf

Dy shtetas me origjinë shqiptare, të moshës 49 dhe 57 vjeç, janë arrestuar në Nea Chalkidona të Greqisë pasi dyshimeve se ishin anëtarë të një bande që kryente grabitje me armë në kioska dhe pika karburanti.

Sipas mediave greke disa momente para arrestimit, dy shqiptarët kanë kryer një grabitje me armë në një kioskë dhe janë larguar me makinë, dhe u gjetën pas kontrolleve të kryera nga forcat e rendit.

Brenda makinës që përdornin shteatsit u gjetën dhe u konfiskuan shuma e parave që kishin grabitur më herët, një pistoletë, rrobat e përdorura gjatë grabitjeve dhe një celular.

Nga hetimet e mëvonshme u konstatua se të akuzuarit kishin formuar një grup kriminal me metodë specifike veprimi dhe role të dallueshme mes anëtarëve të tij që nga mesi i tetorit të kaluar.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×