VIDEO/ Trazirat pas ndeshjes së Partizanit, policia shoqëron tifozët që krijuan probleme në stadium

Policia e Shtetit ka shoqëruar tifozë të cilët kanë krijuar probleme në fund të ndeshjes mes Partizanit dhe Saburtalo, të vlefshme për Ligën e Konferencës.

tiozi

Mbështetësit e skuadrës së kuqë, pasi panë ekipin e tyre të zemrës të eliminohej me penallti, filluan që të hidhnin fishekzjarrë dhe stola të stadiumit “Air Albania” në fushë kundër skuadrës kundërshtare.

Ndërkohë, nga tribuna qendrore fluturuan sende dhe shishe, ndërsa pat edhe skena të turpshme ku u sulmuan tifozët e paktë gjeorgjianë të cilët ishin në tribunë.

Në videon e siguruar nga “Panorama Sport”, shihet se si policia shoqëron disa prej tifozëve të ndaluar për shkak të këtyre ngjarjeve të shëmtuara, duke i dërguar në komisariat për të nisur procedimin penal ndaj tyre.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×