EKSKLUZIVE/ Sulmuesi bën “pas”, gati të rikthehet te Dinamo

Dinamo mbetet në pritje të të huajve. Me përjashtim të Ali Samake, në stërvitjet e këtyre ditëve kanë munguar 4 lojtarë.

DINAMO EGNATIA 1

Braziliani Hose Denison Slva dos Santos dhe afrikanët Lancinet Sidibe, Arturo Rexhinaldo dhe Stefen Çinedu nuk kanë ardhur ende në Shqipëri.

Gjithkush mund të habitet kur lexon emrin e këtij të fundit dhe me të drejtë.

U duk se aventura e tij me blutë përfundoi pas mbylljes së kampionatit dhe rënies nga kategoria, por jo.

Burime pranë klubit bëjnë me dije për “Panorama Sport” se 22-vjeçari është nën kontratë dhe duhet të rikthehet në kryeqytet.

E thënë ndryshe, ai llogaritet pjesë e organikës për Kategorinë e Parë dhe këto logjikisht duhet të vihet nën urdhrat e Nevil Dedes.

Me futbollistë si Rexhinaldo, Çinedu, Denison dhe Bardhi në vijën e parë të sulmit, 18 herë kampionët e vendit mund të mos kenë nevojë për përforcime të mëdha.

Edhe pse rendimenti i tyre në fakt sezonin e fundit la për të dëshiruar, drejtuesit kanë pritshmëri.

DYSHJA “MËKATARE”

Nga këta lojtarë të sulmit që përmenden më sipër, më shumë zhgënjyen dy qendërsulmuesit Çinedu dhe Rexhinaldo.

I pari shënoi vetëm 3 herë gjithë kampionatin, 2 nga të cilët që në ndeshjen hapëse me Kastriotin, kurse i dyti nuk e provoi kurrë shijen e golit.

Rexhinaldo erdhi te Dinamo gjatë merkatos së janarit.

Duke qenë se e njihte kampionatin shqiptar, pasi ka luajtur edhe me Luftëtarin, Laçin dhe Kukësin, ai u konsiderua si njeriu që do të zgjidhte ngërçin e golit të kryeqytetasve, që patën sulmin më të dobët, por në fakt vetëm sa përkeqësoi statistikat.

Te Dinamo i presin që të vijnë këto ditë dhe të bashkohen me grupin në përgatitjet e sezonit të ri. Në Kategorinë e Parë ata kanë shansin të “lajnë mëkatet” e Superiores, duke shënuar golat e rikthimit në kampionatin elitar.

Rexhinaldo ka përvojën, kurse Çinedu është një sulmues i fortë fizikisht.

Të dy duhet të rifitojnë besimin e humbur dhe t’i shërbejnë Dinamos.

“SYTË” EDHE TE DENISON

Edhe braziliani Denison, mjaft i vlerësuar në momentin e ardhjes së tij nga Kosova, nuk mundi të shfaqte potencialin e tij me fanellën e Dinamos.

Trajnerët Shkëmbi dhe Devolli e aktivizuan titullar, kurse me ardhjen e Vanolit ai qëndroi vetëm në stol.

Denison është një lojtar shumë teknik, që driblon kundërshtarin dhe që në Kategorinë e Parë mund të bëjë vërtet diferencën. Edhe ai ka nevojë për më shumë besim për të dhënë më të mirën në fushë.

FATJON RUPI – Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×