“Bordi i hajdutëve, mbush xhepat e Ramës”, Tedi Blushi për çmimin e karburanteve: Zgjidhja e vetme, miratimi në Kuvend e nismës së Partisë së Lirisë

Tedi Blushi

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi, ka reaguar në lidhje me çmimin e karburanteve.

Me anë të një postimi në Facebook, ai u shpreh se miratimi sa më parë në Kuvend i nismës ligjore të Partisë së Lirisë për heqjen e taksës së qarkullimit dhe të karbonit është e vetmja zgjidhje për të ulur çmimin e karburanteve!

Blushi akuzoi Bordin e Transparencës se ka qëllim të zbrazë xhepat e qytetarëve dhe të mbushë xhepat e Ramës dhe arkën e Qeverisë, që të financojnë grabitjen përmes inceneratorëve dhe koncensioneve.

Postimi i plotë:
Në Shqipëri, vendin më të varfër të Europës, ku paga minimale është 291 euro dhe 67% e popullsisë jeton me të ardhura më pak ose deri në 5.5 dollarë në ditë, sot 1 litër naftë shitet 1.91 euro.
Në Luksemburg, vendin me pagën minimale 2,202 euro, më të lartën në të gjithë Bashkimin Europian, sot 1 litër naftë shitet me 1,77 euro.
Shqiptarët me të ardhura 10 herë më pak se në Luksemburg e blejnë sot naftën më shtrenjtë sepse në krye kanë një Qeveri që i vjedh papushim çdo ditë. Tani edhe me vendime të Bordit të Hajdutëve, që ka vetëm një qëllim: Të zbrazin xhepat e qytetarëve për të mbushur xhepat e Edi Ramës dhe arkën e Qeverisë, që të financojnë grabitjen përmes inceneratorëve dhe koncensioneve.
Miratimi sa më parë në Kuvend i nismës ligjore të Partisë së Lirisë për heqjen e taksës së qarkullimit dhe të karbonit është e vetmja zgjidhje për të ulur çmimin e karburanteve!
Shurdhësia, babëzia, paligjshmëria dhe korrupsioni i Qeverisë po i zhyt shqiptarët në varfëri të thellë!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×