Xhixhi Bufon nuk ka ndër mend që të tërhiqet tani shpejt nga futbolli i luajtur. Portieri i njohur italian mendon të vazhdojë të Parma për një kohë të gjatë dhe ndonëse është në moshën 44-vjeçare, mendon se mund të qëndrojë në fushat e futbollit të paktën edhe një dekadë.
“Kam luajtur 10 vite te Parma në jetën time të parë, pastaj njëzet te Juventusi, një në Paris dhe tani mbyll zinxhirin përsëri në Rexhio Emilia. Dhe nuk jam 100 vjeç. Mund të tërhiqem në moshën 55-vjeçare. Ka 10 vite që mendoj kur do të tërhiqem, por pastaj vazhdoj gjithmonë”, shpjegoi ai nga grumbullimi i skuadrës.
“Kam bërë eksperienca të rëndësishme që më kanë mundësuar të njoh futbollin, por nuk jam i sigurt në 100% që do të qëndroj në këtë botë pas tërheqjes, ndoshta provoj eksperienca të reja. Kam fituar 12 tituj kampion në Itali, por më japin 10… Kam fituar një kampionat francez dhe me Parmën ndonjë Kupë Italie dhe disa Superkupa. Të vetmin titull europian e kam fituar me Parmën.
Më të fortët me të cilët kam luajtur? Pesë më të fortët italianë janë Baxhio, Toti, Del Piero, Pirlo dhe Kasano. Nga të hyajt them Turam, Nejmar, Mbape, Kristiano Ronaldo dhe Ibrahimoviç”, deklaroi portieri.
Arena e Lajmit

Loading…
Loading…