FOTO/ Goditja e radhës në merkato, futbollisti i ri i Tiranës nis menjëherë stërvitjen

Tirana ka zyrtarizuar sot firmën me mbrojtësin nigerian Husein Lukman, duke e bërë goditjen e radhës në merkato. Lojtari i cili ka një eksperiencë të pasur në vitet e fundit në futbollin shqiptar ku ka qenë pjesë fillimisht e Burrelit e më pas Kastriotit, është prezantuar sot në drekë te bardheblutë.

husein lukman

Lukman ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare me klubin bardheblu, ndërsa nuk ka vonuar për t’u vënë nën urdhrat e trajnerit Orges Shehi. Futbollisti i cili luan në krahun e djathtë të mbrojtjes, por edhe në qendër të saj, ka zbritur menjëherë në fushën stërvitore të kompleksit “Skënder Halili”, duke nisur punën me kampionët në fuqi të Shqipërisë.

WhatsApp Image 2022-07-15 at 6.18.56 PM (1)

Ai pritet të jetë një alternativë më shumë për Shehin në ndeshjet e Ligës së Konferencës, por duket e vështirë që të aktivizohet menjëherë në radhët e skuadrës, pasi fillimisht duhet të kryejë fazë përgatitore. Edhe sot, 25-vjeçari ka nisur punën kryesisht me stërvitje individuale, në mënyrë që pak nga pak të kapë ritmin e shokëve të skuadrës.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×