Hapi i madh në karrierë, mesfushori i Kosovës firmos për klubin e njohur gjerman

Betim Fazliji bën hapin e radhës në karrierën e tij. Mesfushori i përfaqësueses së Kosovës, ka lënë kampionatin zviceran të futbollit, për t’u transferuar në atë gjerman.

fazliji

Lojtari i cili spikati në radhët e St. Galen, është prezantuar sot te klubi i njohur gjerman St. Pauli, me detajet e marrëveshjes mes palëve që nuk janë bërë publike. Gjithsesi, mediat zvicerane insistojnë se klubi i St. Galen ka përfituar 800 mijë euro nga ky transferim i përkohshëm, i cili pritet të bëhet përfundimtar në bazë të klauzolave në kontrata.

“Jam shumë i entuziazmuar rreth sfidës së re te St. Pauli. Pas 8 viteve te St. Galen, të lëvizja drejt Hambugut dhe një kampionati të ri është një hap i madh për mua. Por njerëzit që drejtojnë këtu kanë një plan shumë të mirë. Pres me padurim që të bëhem pjesë e një ekipi të ri që ka kënaqësi të luajë dhe dua të kontribuoj për sukseset tona sa më parë të jetë e mundur”, tha Fazliji.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×