PS “ndez” motorët për ‘Lokalet’, mblidhet Kryesia. Ja kur mund të jetë data e zgjedhjeve të ardhshme

1556993487 Partiasocialistecompressor

Partia Socialiste mblodhi këtë të martë Kryesinë. Në këtë mbledhje kryefjalë e diskutimeve ishin zgjedhjet lokale, ku u morën edhe disa vendime.

Gazetari Ergys Gjençaj, raportoi për “BalkanWeb”, se data e zgjedhjeve do të jetë mes 15 prillit e 15 majit të vitit 2023, ndërsa do të jetë Presidenti i Republikës ai që do të përcaktojë datën e saktë, pas konsultave me krerët e grupeve parlamentare.

Ndërkaq, sipas gazetarit, nuk përjashtohet mundësia që të ketë dhe ndryshim të ndonjë drejtuesi politik në qarqe, e kjo mund të jetë një lëvizje e PS për t’i dhënë dinamizëm garës për zgjedhjet lokale.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×