Tragjedi në Argjentinë/ Mbrojtësi 29-vjeçar vritet me plumb në kokë

Një ngjarje tragjike është shënuar në Argjentinë, ku mbeti i vrarë me plumb në kokë futbollisti 29-vjeçar Frederiko Potarski. Mbrojtësi ishte pjesë e skuadrës Berazateguit, që militon në kategorinë e katër argjentinase, teksa për të fituar më shumë para punonte edhe si shofer.

Mbrojtesi

Ai u zu në prite nga dy kriminelë, që tentuan t’i vidhnin makinën në San Justo. Rezistenca i ka kushtuar shtrenjtë Potarskit, pasi kriminelët e kanë qëlluar  me plumb në kokë.

Mbrojtësi i Berazateguit është dërguar menjëherë në spital, por mjekët nuk mund të bënin asgjë për t’i shpëtuar jetën. Potarski iu bashkua Berazateguit janarin e kaluar pasi luajti te Almirante Broun dhe Liniers.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×