Alban Rexha merr licencën e trajnerit nga FSHF, por nuk lejohet të hyjë në stadium

Alban Rexha, ish-futbollisti i cili njihet si një tifoz i zjarrtë i Tiranës, nga tani e tutje mund të ushtojë edhe detyrën e trajnerit. “Ujku”, siç njihet nga të gjithë që kur mori pjesë në emisionin “Kafazi i Artë”, ka marrë licencën përkatëse nga FSHF dhe tani mund të ushtrojë detyrën e re… por larg stadiumeve shqiptare.

alban rexha

Përtej aftësive dhe njohurive që ka për të ushtruar këtë detyrë, si një ish-futbollist, mbi Rexhën rëndon një dënim i përjetshëm, pikërisht nga FSHF që i ka dorëzuar atij licencën e trajnerit.

WhatsApp Image 2022-07-15 at 8.29.04 PM

Në vitin 2019, Rexha ishte mes një grupi personash të cilët u përjashtuan përgjithmonë nga të gjithë stadiumet shqiptare nga Komisioni i Disiplinës në FSHF, si pasojë e përfshirjes në trazirat gjatë derbit mes Tiranës dhe Partizanit ku tifozeritë e dy skuadrave u përleshën në fushën e “Selman Stërmasit”.

Një vendim i cili në fakt thuajse nuk zbatohet asnjëherë, pasi Rexha është vazhdimisht në tribuna në ndeshjet e skuadrës së Tiranës, me të cilën është tifoz, e jo vetëm.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×