Arrihet akordi, talenti shqiptar i Interit drejt huazimit te klubi i njohur gjerman

Talenti shqiptar i Kosovës, Andi Hoti, i cili është pjesë e moshave të Interit pritet të huazohet te Frejburgu i Gjermanisë. Lajmi është bërë publik nga “Transfermarkt.de”.

auto_Hoti1657921441

19-vjeçari që luan në qendër të mbrojtjes, është duke u stërvitur me ekipin e parë të Interit, teksa është grumbulluar nga trajneri Inzagi në fazë përgatitore. Në rast se transferimi zyrtarizohet, Hoti pritet të aktivizohet fillimisht te ekipi i dytë i Frejburgut, që luan në divizionin e tretë gjerman.

Mbrojtësi ka kontratë deri në vitin 2024 me klubin zikaltër, teksa kërkon të ketë më shumë minuta në këmbë, për t’u rritur sa më shumë. Vlen të theksohet fakti se Hoti është pjesë e përfaqësueses U-21 të Kosovës.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×