Droga në Frakull të Fierit/ “SPAK punon me standard të dyfishtë”, gazetari: Hera e parë që lënda narkotike vjen e përzier me pleh kimik. Grupet e strukturuara po sofistikohen

Capture

Në emisionin “Open” në Neës24 po diskutohet në lidhje me kokainën e nisur nga Amerika Latine dhe që përfundoi në Frakull të Fierit.

Sasia e drogës, rreth 430 kg kokainë u kap si pasojë e një operacioni të bërë edhe me ndihmën e DEA, SPAK, autoriteteve shqiptare dhe atyre malazeze.

E ftuar në studio, gazetari Jul Kasapi ka deklaruar se ky është një nga rastet e rralla që sasia e narkotikës është lejuar të shkojë deri tek porositësi dhe të zbardhet edhe dinamika e ngjarjes dhe personat e përfshirë.

Kasapi ka ngritur dyshime edhe mbi punën e SPAK për të cilin tha se vepron me standard të dyfishtë.

“Operacion për tu përshëndetur. Zakonisht kapet në Durrës dhe nuk lejohet që të çohet deri në fund. Është evidentuar që në Tivar dhe është lënë të shkojë tek porositësi, vëllai i ish kryetarit të komunës Frakull. SPAK në të gjitha rastet e trafikimit të lëndëve narkotike, por funksionon me standarde të dyfishta. Një grup të strukturuar kriminal në këtë rast, por në rastet e tjera nuk kemi grup të strukturuara. Kemi edhe rastin e fshatit Rërëz ku u kapën mbi 800 kg hashash, 18 persona që ruanin laboratorin të armatosur dhe SPAK ia ka lënë prokurorisë së Beratit. Pikëpyetje e madhe mbi SPAK. Këtu ka një problem standardi.
Për herë të parë në Shqipëri droga ka ardhur në pleh kimik. Më parë ka ardhur me vajin e palmës. Grupet kriminale janë sofistikuar shumë, por edhe në rastet e futjes në kontejnerë me sasi të vogla që të mos kuptohen tregon po këtë.

Ky është rasti i 2 që na vijnë ekspertë nga Kolumbia siç ishte rasti i parë me Xibrakën. Eksperti kimist mendohet se nuk ka dalë nga territori shqiptar por nuk është bërë e mundur kapja e tij”, tha ai.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×