Gjithçka është e kryer, tashmë mund të thuhet se Robert Levandovski është futbollisti i ri i Barcelonës, pavarësisht se zyrtarizimi ende nuk ka mbërritur.
Sipas medias iberike “Sport”, Bajerni i Mynihut dhe Barcelona kanë arritur marrëveshjen në bazën e 45 milionëve të eurove plus 5 milionë euro bonuse që në total shkon në 50 milionë euro ky operacion merkatoje.
Zyrrtarizimi është çështje orësh pas “tymit të bardhë”.
Sulmuesi polak kishte mbërritur në fazën përgatitore të bavarezëve, por me dëshirën që të ndryshonte ambjent.
33-vjeçari do të firmosë një kontratë 3-vjeçare me katalanasit me opsion edhe për të katërtin vit.
Levandovski pritet t’i thotë lamtumirë Mynihut pas 8 vitesh, teksa sezonin e kaluar me fanellën e Bajernit në Bundesliga u aktivizua gjithsej në 34 ndeshje nga ku shënoi 35 gola dhe dhuroi gjithashtu edhe 3 asiste për shokët e skuadrës.
– Arena e Lajmit

Loading…
Loading…