Familja dhuron organet e 21-vjeçares greke që u përplas për vdekje nga shoferi shqiptar, rrëqeth babai: Ishte dëshira e vajzës sonë

Greqi

Familjarët kanë njoftuar se organet e 21-vjeçares greke që u përplas për vdekje nga një makinë që drejtohet nga 26-vjeçari shqiptar janë dhuruar.

Mediat greke shkruajnë se një e re që jetonte me zemër artificiale ka pranuar zemrën e 21-vjeçares për transplantiin në “Onasio”, ndërsa mëlçia e vajzës do të merret nga një burrë.

Ndërkohë për veshkat do të kryhen teste speciale për të gjetur një marrës të përshtatshëm.

Babai i vajzës ka thënë se kjo ishte dëshira e 21-vjeçares: “ Nuk po flasim më për vdekjen, por për jetën. Kjo ishte dëshira e vajzës tonë dhe në bëmë atë që ajo donte”.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×