Ivan Xhenaro Gatuzo kthen sytë nga Italia për ndërtimin e Valencias së tij. Trajneri italian, i cili këtë vit do të provojë eksperiencën në drejtimin e klubit të njohur spanjoll, duket se po piketon vetëm lojtarë që njeh mirë nga eksperienca e tij në Serinë A.
Një skuadër që po përfiton shumë nga kjo situatë është Milani, i cili po largon disa lojtarë që trajneri Pioli i ka jashtë planeve, vetëm falë interesimit të Gatuzos. Ky i fundit, pak ditë më parë realizoi transferimin e Samu Kastijeho te Valencia, ndërsa tani kërkon një tjetër lojtar të kuqezinjve.
Sipas “AS”, Timu Bakajoko është lojtari i radhës që ai kërkon nga Milani. Mesfushori është në huazim nga Çelsi dhe në këtë sezon duhet të vazhdojë të jetë pjesë e Milanit, që nuk do të ushtrojë të drejtën e blerjes së kartonit të tij në mbyllje të huazimit. Kështu, Gatuzo po bëhet gati që t’i ofrojë Çelsit mundësinë që të marrë lojtarin në huazim me të njëjtat kushte si te Milani, duke shpëtuar kuqezinjtë nga një lojtar të cilin Pioli e ka aktivizuar me pikatore.
Arena e Lajmit

Loading…
Loading…