Instalacioni 3.7mln euro tek Kryeministria, Rama: Asnjë qindarkë nga qeveria! Nuk bëhet fjalë për një vepër arti, por një projekt energjie të rinovueshme

99d5dd3d 35c4 4734 B64e 438614a764c7

Kryeministri Edi Rama, pas takimit me Kryesinë ka dhënë një komunikim për mediat.

I pyetur për Instalacionin 3.7mln euro tek Kryeministria, Rama tha se nuk bëhet fjalë për një vepër arti, por një projekt energjie të rinovueshme vetëm për mjedise pune.

“Qeveria nuk ka shpenzuar asnjë qindarkë për asnjë lloj instalacioni në mjediset e Këshillit të Ministrave, ka ndërmarrë një program të energjisë së rinovueshme diellore që  do shtrihet në të gjitha institucionet duke filluar nga Kryeministria. Nuk bëhet fjalë për një vepër arti por një projekt energjie të rinovueshme vetëm për mjedise punë. Është diçka që bëhet për të qenë aty. Teoria që duhen ndalur investimet se kemi situatë krize është për të manipuluar njerëzit , por nuk funksionon në këtë mënyrë. Këtu bëhet fjalë për të krijuar vende të reja pune dhe atraksione që sjellim më shumë njerëz dhe më shumë konsumatorë , duke pasur edhe më shumë të ardhura. Pra gjërat janë të lidhura , i kam dëgjuar këto edhe kur na ra flama e pandemisë dhe siç e kemi parë , janë të gjitha të balancuara.”, tha Rama.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×