Ndizet merkato, klubi i Bundesligës ofron 5 milionë euro për sulmuesin shqiptar

Sulmuesi shqiptar, Mërgim Berisha pritet të transferohet nga Fenerbahce te Mainzi gjatë kësaj merkatoje. 24-vjeçari,  nuk ka arritur të gjej veten nën urdhrat e trajnerit Jorge Zhezus, teksa po mendon largimin nga skuadra turke.  

Mergim-berisha

Sipas medias turke “Fantatik”, Mainzi është gati të paguajë 5 milionë euro për shqiptarin, i cili ka qenë pjesë e kombëtareve të moshave të Gjermanisë.

Vlen të theksohet se Fenerbahce kërkon të shesë Berishën për të njëjtën shumë, për pesë milionë euro që pagoi sezonin e kaluar, për ta transferuar. 24-vjeçari është aktivizuar gjithsej 33 ndeshje gjatë sezonit të kaluar te Fenerbahce, ku shënoi 7 gola dhe bëri 3 asistime.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×