Rama: S’ka ndërtues në Shqipëri që me del para dhe më thotë ‘që një qindarkë e punës së tij është në xhepat e mi’ (Komenti për primaret)

46d45365 D4da 4dd2 Bc97 Ff667a86cebb

Kryeministri Edi Rama në një komunikim për mediat foli edhe për ndërtimet pa leje. Rama riktheksoi se problematika e ndërtimeve pa leje ka qenë tmerri i vendit, duke shtuar se sot ekziston por shumë më pak.

“Nuk janë personat që marrin euro si ja tregoni ju njerëzve që duan t’ju dëgjojnë dhe fatkeqësisht ju besojnë. Ndërkohë po të ishte kjo lidhje ne bënim atë që kanë bërë të tjerët përpara, por ne i hymë këtij shtegu sepse nuk kemi asnjë lidhje me këto. Nuk ka ndërtues në Shqipëri që me del para dhe më thotë që një qindarkë e punës së tij është në xhepat e mi. Nuk ka. Problematika e ndërtimeve pa leje ka qenë tmerri i këtij vendi dhe sot ende ekziston por është shumë herë më pak, por sidoqoftë deri tek metri i fundit i ndërtuar pa leje për qëllim fitimi ju do shikoni që këto metra katror do të merrni nga shteti dhe do të përdoret për interes publik, dhe këtë mund ta bëj vetëm dhe kjo parti. Nëse do ti kisha lejuar unë apo zoti Erion Veliaj ju nuk do të merrnit vesh për këtë sepse këtë çështje nuk e ngritët ju por e ngrita unë, e ngritëm ne”, tha Rama.

Gjithashtu kryeministri Edi Rama u pyet sot nëse Partia Socialiste do të zhvillojë primare për zgjedhjet vendore?

Rama: Jo faleminderit. 

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×