Tabaku zbardh takimin me ambasadoren Kim: Luftimi i korrupsionit dhe zgjedhjet e lira duhet të jenë kryefjala e politikës. Amnistia fiskale dhe pasaportat e Arta…

9760590c Ec09 4b4b A7af B049da5e6950

Bashkëkryetarja e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Integrimin, Jorida Tabaku ka zbardhur takimin me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim.

Me anë të një postimi në Twitter, Tabaku u shpreh se luftimi i korrupsionit, krimit të organizuar; zgjedhjet e lira dhe të ndershme duhet të jenë kryefjala e politikës.

Pjesë e takimit ka qenë edhe Etilda Gjonaj.

“Sot diskutova me ambasadoren amerikane në Shqipëri prioritetet e procesit të integrimit 🇪🇺, rëndësinë e përfshirjes së drejtësisë. S’ka rrugë tjetër veç përmbushjes së kushteve për të sjellë ndryshimin: Luftimi i korrupsionit, krimit të organizuar; zgjedhjet e lira dhe të ndershme duhet të jenë kryefjala e politikës!

Gjithashtu fokus të veçantë morën dhe shqetësimet e opozitës & ekspertëve të pavarur mbi nismat e fundit qeveritare si: Amnistia Fiskale, Pasaportat e Arta, Legalizimi i Kanabisit që nuk janë projekte nën frymën e integrimit ndaj i duhet thënë stop.

E angazhuar për të mbikëqyrur dhe kontrolluar punën e qeverisë në këtë proces; duhet ndryshuar mentaliteti administratës publike! I bëj thirrje qeverisë ta përdorë procesin e integrimit si një mënyrë për tërheqjen e mijërave të rinjve të talentuar që janë larguar nga Shqipëria”, shkroi ajo.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×