
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me komentin e qytetarit në takimin e tij në Gramsh, ku ky i fundit pohoi se nuk i duron dot fyerjet që i bën ministrja Elisa Spiropali.
Berisha theksoi se ministrja është papagall që lexon mesazhet që i vijnë nga Rama, ndërsa e akuzoi vjehrrin e saj se ka marrë një palestër që iu takonte nxënësve.
“Ajo është një papagall që lexon se çfarë i çon Rama me mesazhe. Po unë nuk merrem me…jam i detyruar të merrem me vjedhjet. Shkon vjehrri i saj dhe jua merr palestrën fëmijëve, ato do të dënohen. Jam një zë që qëndroj në Kuvend vetëm për këtë. A është një grup delinkuent.”, tha Berisha.
Arena e Lajmit