ZYRTARE/ Çelsi kryen transferimin e dytë në merkato, blutë e Londrës firmosin me futbollistin e Napolit

Tashmë është zyrtare, Kalidu Kulibali është lojtari i ri i Çelsit.

KULIBALI

Mbrojtësi senegalez nis një aventurë të re në karrierën e tij teksa transferohet te blutë e Londrës.

31-vjeçari ka firmosur një kontratë 4-vjeçare teksa do ta mbajë të lidhur në kryeqytetin anglez për të paktën deri në vitin 2026.

Këtë lajm e ka bërë me dije vetë klubi londinez me anë të një komunikate në sajtin e saj zyrtar duke i uruar mirëseardhjen senegalezit.

Ky transferim i ka kushtuar arkave të bluve të Londrës, 40 milionë euro plus bonuset teksa futbollisti 31-vjeçar do të përfitojë 10 milionë euro në sezon.

Ky ishte afrimi i dytë në merkato për Çelsin pas atij të Rahim Stërling nga Mançester Sitit.

Në sezonin e kaluar me fanellën e Napolit, Kalidu Kulibali u aktivizua gjithsej në Serinë A në 27 ndeshje duke shënuar 3 gola dhe duke dhuruar gjithashtu edhe 1 asist.

– Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×