Tashmë është zyrtare, Federiko Bernardeski i është bashkuar Lorenco Insinjes dhe Domeniko Krishitos në Kanada dhe ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me skuadrën Toronto FC.
28-vjeçari, la Juventusin më herët gjatë këtij muaji pasi i skadoi kontrata dhe e mbylli aventurën pesëvjeçare me bardhezinjtë. Ai u bë italiani i tretë që i bashkohet skuadrës kanadeze në këtë merkato vere.
Gjatë pesë sezoneve te skuadra torineze, Bernardeski luajti në 183 ndeshje në të gjitha garat. Ai shënoi 12-të gola dhe dhuroi 24 asistime. Bernardeski fitoi tri herë “Scudetton” dhe dy herë Kupën dhe Superkupën e Italisë me bardhezinjtë.
Arena e Lajmit

Loading…
Loading…