Adriano nuk e harron aventurën te rivalët e Interit dhe shfaq pendesë në deklaratën e fundit: Nuk duhet të isha kthyer në Itali…

Adriano “Perandori” është një kujtim i bukur i tifozëve zikaltër dhe i Interit si një nga sulmuesit më vendimtarë të historisë së klubit. Braziliani ama pati edhe fazën e tij të vështirë, shoqëruar nga transferime të shumta, disa prej të cilave ai vetë ndërsa i shikon në retrospektivë, është penduar që i ka kryer.

ADRIANO 1

“Nuk duhej ta kisha lënë Brazilin në 2010 për t’u kthyer në Itali te Roma. Doja të jepja një përgjigje për mënyrën si u largova nga Interi, për më tepër që ndjeja se ishte koha të ktheja pas të gjithë dashurinë dhe afektin që më kishte dhënë populli italian. Për fat të keq ama, mendja ime ishte në Brazil, aty ku duhet të kisha zgjatur kontratën me Flamengon”, u shpreh Adriano, që më pas tregoi edhe një tjetër transferim të shtyrë nga Ronaldo “Fenomeni”.

“Ronaldo më telefonoi dhe më ftoi të shkoja me të te Korinthias. Unë e dëgjova, por pastaj jam dëmtuar që në stërvitjen e parë”, tregoi ish-sulmuesi që zbuloi se nuk ka në plan t’i kthehet futbollit as si drejtues e as si trajner.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×