Juventusi me një plan special, “Zonja” kërkon të bindë Atletikon të lejojë transferimin e sulmuesit me një… miqësore

Juventusi duket se ende nuk ka hequr dorë nga Alvaro Morata, me sulmuesin spanjoll që është projektuar nga tekniku Masimiliano Alegri si zëvendësuesi i Dushan Vlahoviç përgjatë sezonit të ardhshëm.

morata vlahovic

Sidoqoftë Atletiko nuk po e lejon këtë transferim për shkak se spanjollët nuk e dëshirojnë një tjetër marrëveshje huazimi, por një shitje përfundimtare të sulmuesit. Juventusi po studion të gjitha mënyrat për të bindur Atletikon të lërë të lirë Moratën duke u përpjekur ta arrijë këtë edhe nëpërmjet një miqësoreje që do të zhvillohet mes klubeve në 7 gusht.

“Zonja” i ka ofruar madrilenëve të ardhurat që do të arkëtohen nga sfida si një bonus ekonomik në marrëveshjen mes klubeve për ta pasur Moratën në Torino edhe për një sezon tjetër, me Atletikon që duhet ende t’i përgjigjet këtij propozimi.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×