“Mashtrime nga firma fantazmë me 420 mln euro për inceneratorët”, Berisha: Edhe diktatori i fundit shqiptar, 3 herë më i përmbajtur në abuzime sa Rama

Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha po zhvillon sot një takim me sindikatat. Takimi u paralajmërua nga Berisha në takimin e zhvilluar dje me qytetarë të Gramshit, ku tha se në takimin e sotëm mund të arrihet edhe përcaktimi i një minimumi jetik për qytetarët.

Ai u ka siguruar përfaqësuesve të sindikatave se kanë mbështetjen e PD dhe opozitës për çdo përpjekje.

“Jeni dëshmitarë se çfarë përçmimi, qëndrimi përçmues mbahet sot ndaj punonjësve në këtë vend, ndaj rrogëtarëve, cfarë satre qëndron mbi qafën e tyre me çmimet. Ç’mashtrime të mëdha bëhen. Firma për sipërmarrje fantazmë që shkojnë në 420 mln euro vendosen palë dhe ndërmarrjet nuk ekzistojnë askund, Pas 5 viteve asnjë incenerator nuk ka, edhe i Elbasanit është jashtë funksioni. Sot janë me qindra punonjës të nxjerrë jashtë sistemeve me kritere strikt politike jashtë çdo procedure dhe askund nuk gjejnë të drejtën e tyre.

Sot një pedagog, rasti i fundit, në Universitetin e Sporteve shkarkohet kur Senati voton kundër shkarkimit, Rektori i Tiranës zbaton urdhrin e Ramës dhe e nxjerr nga Sistemi. nuk ka më të pasigurt në botë sa punonjësit në Shqipëri. Solla rastin e një mësueseje prej 30 vitesh, model tani ii thonë shko në shtëpi. Kjo nuk ndodh askund tjetër, të flaket punonjësit si lecka pasi shkrinë jetën në të mirën e shoqërisë.

E shihni mirë ç’ndodh me çmimet e si varfërohen shqiptarët. Kjo nuk ndodh në Maqedoni, s’po flas për Gjermaninë, por a kemi të drejtë të krahasohemi me Kosovën?

Kosova nga kjo para dhimbjeje, se kjo që merret nga rritja e çmimeve është e dhimbjes. Kosova u ktheu 100 euro për pensionist epunonjësit e ndërmarrjeve publike e studentët. Kurse ky tallet. Dha tre herë më pak dhe ato nuk dihet si u shpërndanë. Rama ka tejkaluar çdo limit. Diktatori i fundit shqiptar ka qenë 3 herë më i përmbajtur në abuzime sa Rama sot.

Më kujtohet, kur po bëhej inventari i qilimave të bllokmenëve, Rama shkon e blen instilacionin sikur ta ketë oborrin e Surrelit i thotë gazetarëve si jap kujt llogari ç’bëj me fondet publike.

Në të katër anët bien sirenat e urrejtjes ndaj qeverisë. Në çdo takim dëgjoj vetëm një kërkesë, protestë, e dëgjoj nga të rinj, të moshuar, biznesmenë të mesëm të mëdhenj të ndershëm e të vegjël. Forma më e fuqishme e protestës është ajo që strukturohet me sindikata. Jam këtu për tju garantuar mbështetjen e PD dhe opozitës në çdo përpjekje tuaj”, tha Berisha.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×