Argjend Malaj ka nisur një aventurë të re në karrierën e tij!
Mesfushori 28-vjeçar është transferuar zyrtarisht te skuadra e Ljungskile, e cila militon në kategorinë e tretë në Suedi.
Këtë lajm e ka bërë vetë zyrtare klubi suedez me anë të një komunikate në profilin e saj të rrjetit social “Twitter”.
Ish-mesfushori i Tiranës, e mbylli bashkëpunimin me Ballkanin, ekip ku këtë sezon u shpall kampion në Superligën e Kosovës.
Përveç Tiranës dhe Ballkanit, 28-vjeçari më parë ka mbajtur veshur edhe fanellat e Prishtinës, Skënderbeut, Kamzës dhe Feronikelit.
https://t.co/pDALzmcZ9v pic.twitter.com/vm0QsKScb5
— Ljungskile SK (@LjungskileSK) July 16, 2022
– Arena e Lajmit

Loading…
Loading…