Aksident në Vlorë, makina përplas këmbësorin, transportohet me urgjencë në spital

555

Një aksident është regjistruar sot në Vlorë, ku një automjet ka përplasur një këmbësor. Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm.  Mësohet se një burrë i moshuar rreth 75-vjeç është përplasur nga një ‘Benz’, ndërsa është transportuar me urgjencë në spital.

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 08:40, në rrugën “Gjergj Kastrioti”, shtetasi K. P., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin H. L., rreth 75 vjeç, këmbësor në rrugë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×