“Është seksi për lojtarët që ta shohin të ardhmen te Bajerni”, Salihamixhiç zbulon bisedimet me Juventusin për De Ligt

Hasan Salihamixhiç zbulon për herë të parë prapaskenat për transferimin e Matajs de Ligtit në Mynih dhe pranon se mbrojtësi holandez i Juventusit është aktualisht fokusi numër 1 i kampionëve të Gjermanisë.

29185812-gut-gelaunt-bayern-sportvorstand-hasan-salihamidzic-1ETFRDpOPUea

Gjatë një interviste për “Sport Bild”, drejtori sportiv komentoi edhe strategjinë e tij të suksesshme të merkatos, që këtë verë ka sjellë në “Allianz Arena” edhe një yll si Sadio Mane, përveç dy talenteve të Ajaksit, mbrojtësit Mazraui dhe mesfushorit Gravenbersh. “Nëse shikon skuadrën tonë, besoj se ne jemi të mirëpërgatitur dhe mezi po e presim sezonin e ardhshëm. Është seksi për lojtarët që ta shohin të ardhmen me këtë klub dhe trajner”.

Ai zbuloi se në çfarë pike janë bisedimet me Juventusin për mbrojtësin holandez, për transferimin e të cilit ai udhëtoi në Torino të hënën: “Ishte e rëndësishme për mua që të uleshim në një tavolinë me njerëzit përgjegjës të Juves, Arrivabenen (administratori i deleguar), Kerubinin (drejtori sportiv) dhe Pavel Nedvedin (zv.president). Unë kam luajtur atje për 4 vite si lojtar dhe kam një marrëdhënie të mirë me klubin.

Patëm dy biseda, tani duhet të tregohemi të duruar dhe të shohim se çfarë do të ndodhë”. “Brazzo” beson se Bajerni do të arrijë të transferojë edhe një yll deri në fund të merkatos: “Mendoj se jemi në një pozicion të mirë për momentin, sepse kemi arritur disa gjëra. Kjo e bën më të lehtë punën tonë në merkato. Do t’i mbajmë sytë dhe veshët hapur, të shohim se çfarë ndodh në merkato dhe të bëjmë më të mirën për Bajernin. Do të dëgjojmë atë që e forcon skuadrën tonë”.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×