Oleksandër Zinçenko pritet të bëhet shumë shpejt një futbollist i Arsenalit. Mbrojtësi i majtë ukrainas, i cili i ofron Mikel Artetës edhe një alternativë në mesfushë, u bë këto ditë objekt dëshirash i “Topçinjve” pasi Çelsi u tërhoq nga gara për të firmosur me 25-vjeçarin.
“DailyMail” shkruan se londinezët do t’i bëjnë Sitit një ofertë 35 milionë paund, e cila pritet të pranohet nga kampionët e Anglisë. Guardiola dëshiron të transferojë një tjetër mbrojtës të majtë, Mark Kukurejën e Brajtonit.
Zinçenko dëshironte më shumë hapësira. Sezonin e shkuar ai bëri vetëm 15 ndeshje me fanellën e “Qytetarëve”, ndërsa ata fituan Premier Ligën.
Arena e Lajmit

Loading…
Loading…