Mungon vetëm zyrtarizimi/ Oferta 1 milion euro, sulmuesi shqiptar arrin akordin me klubin izraelit

Kanë mbetur vetëm detajet e fundit që shqiptari i Kosovës, Astrit Selmani të zyrtarizohet si sulmues i ri i skuadrës izraelite, Hapoel Ber Sheva. Lajmi është bërë publik nga media suedeze, “Sportbladet”.

ASTRIT SELMANI 4

Sulmuesi 25-vjeçar i Hammarbyt nuk ka kaluar formë të mirë qëkur në skuadër u emërua trajneri Marti Cifuentes. Ai ka shënuar vetëm dy gola këtë vit, ndërsa shumicën e ndeshjeve e nisi nga stoli.

Sipas gazetës suedeze, transferimi i Selmanit te klubi izraelit pritet të bëhet për rreth një milion euro. Ndeshja e së dielës kundër Elfsborgut mund të jetë e fundit për Selmanin me skuadrën e Hamarbit. Në total, shqiptari i Kosovës, ka realizuar 21 gola dhe ka kontribuar me 14 asistime në 51 ndeshje.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×