Nuk iu bind urdhrit të efektivëve për ndalim, 24-vjeçari braktis mjetin dhe ia mbath, policia i gjen në makinë..

640 0 1657982738xpolicia 10 770x417 1 738 1

Vijon operacioni “Midnight”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec, në vijim të operacionit “Midnight”, të finalizuar 1 javë më parë, kanë goditur 1 tjetër rast. Si rezultat u referuan materialet në Prokurori dhe u shpall në kërkim shtetasi:

– R. S., 24 vjeç, banues në Tiranë.

Shërbimet e Policisë, në bazë të inteligjencës informative se një shtetas do të transportonte me një automjet tip “Volvo”, emigrantë të paligjshëm, në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit, koordinuan veprimet dhe në aksin Korçë-Pogradec, bënë të mundur lokalizimin e automjetit me drejtues shtetasin R. S., të cilit i bënë shenjë të ndalonte. 24-vjeçari nuk i është bindur urdhrit të tyre për të ndaluar, ka vijuar lëvizjen me shpejtësi dhe më pas, duke përfituar nga errësira ka mundur të largohet.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e braktisur u gjetën 9 emigrantë të paligjshëm, të cilëve, kundrejt pagesës, drejtuesi i automjetit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Nga ana e Policisë po punohet për kapjen e shtetasit R. S. dhe për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×