
Pamjet që shihni tregojnë aksionin e paligjshëm në ‘Prestige Resort’, atje ku fadromat e IKMT-së shkallmojnë hotelin.
Gazetari Osman Stafa ka sjellë për BalkanWeb video nga punimet e paligjshme, ku fadroma punon pa ndalur.
Po ashtu shihet se në punë janë vënë dhe disa gjeneratorë, për të vënë në punë matrapikët që po përdoren për të hapur vrima në të cilat do të futet dhe lënda plasëse dhe më pas do të bëhet shpërthim i telekomanduar.
Arena e Lajmit