Sulmuesi i Mançester Sitit, Rihad Mahrez ka fituar vëmendjen e fansave në rrjetet sociale për shkak të disa pamjeve ku ai shfaqet përpara udhëtimit me skuadrën drejt SHBA-së duke mbajtur në dorë një telefon të thyer.
Ky detaj bëri që fansat të vërshonin me një lumë komentesh ndaj futbollistit duke e pyetur se përse ai vazhdon ende ta mbaj një telefon të thyer dhe nuk e ndryshon pavarësisht se ka paratë për ta bërë këtë.
Mahrez nuk qëndroi indiferent ndaj pyetës dhe iu përgjigj fansave duke thënë se do ta ndryshojë kur Siti ti rinovojë kontratën.
“Po pres për kontratën e re.”, u shpreh Mahrez.
Was waiting for the new contract 👀😂 https://t.co/lqfwg9mHdL
— Riyad Mahrez (@Mahrez22) July 16, 2022
Off to 🇺🇸✈️ pic.twitter.com/AtxIB1rQYt
— Riyad Mahrez (@Mahrez22) July 16, 2022
(yes i know 🤦🏻♂️😂😂) pic.twitter.com/XDXmKwnqAY
— Riyad Mahrez (@Mahrez22) July 16, 2022
Arena e Lajmit

Loading…