FOTOT/ Pas vizitës në burgun e Hagës, Majko tregon si i gjeti Thaçin e Veselin: Për të mbrojtur emrin e UÇK…

35ed17b6 1503 4900 B1e9 7f0d3729af91

Ish-kryeministri Pandeli Majko, së bashku me tre ish-presidentët e Shqipërisë, Alfred Moisiun, Rexhep Meidanin, Bamir Topin, vizituan sot ish-drejtuesit e UÇK-së, me qëllim solidarizimin dhe mbështetjes se tyre në përballjen me drejtësinë në Hagë.

Në një status në Facebook, Majko tregon sesi i gjeti ata, duke thënë se “Thaçi duhej i qetë, Veseli i qartë, Krasniqi i sprovuar, ndërsa Selimi i papërsëritshëm”.

“Sot, në burgun e Hagës me Hashim Thacin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.  Hashimi i qetë. Kadria i qartë. Jakupi i sprovuar. Rexhepi i papërsëritshëm. Për tju gjindur në krah, betejës së fundit, për të mbrojtur emrin e UCK-së! Jam krenar për vëllezërit e mij”, shkruan Majko.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×