Kristjan Asllani ishte sërish protagonist me fanellën e Interit. Mesfushori 20-vjeçar i kombëtares shqiptare e nisi sërish si titullar në miqësoren ndaj Monakos dhe gjeti golin e barazimit 2-2, në minutën e 59-të. Falë paraqitjeve fantastike në testet miqësore, Asllani ka fituar besimin e drejtuesve dhe tifozëve zikaltër, duke u shndërruar në një benjamin të ekipit.
Klubi mbrëmjen e sotme, nuk ka nguruar të shpërndajë në faqen zyrtare të “Instagramit” foto nga momentin e golit të shënuar nga shqiptari, teksa mbishkrimi i vendosur në këtë postim ishte “Fëmija i mrekullueshëm”.
View this post on Instagram
Arena e Lajmit

Loading…