Levandovski “sakrifikon” edhe pagën për Barcelonën, ja sa do të përfitojë sulmuesi polak te katalanasit

Robert Levandovski u zyrtarizua ditën e djeshme si futbollisti më i ri i Barcelonës, me polakun që e kërkoi me ngulm këtë transferim dhe shkoi deri aty sa uli edhe pagën e tij për ta mundësuar atë.

LEVANDOVSKI

Sipas raportimeve nga “AS”, polaku do të përfitojë 9 milionë euro te Barcelona, tre më pak se shuma prej 12 milionë eurosh neto në sezon që përfitonte te Bajerni.

Situata financiare e klubit detyroi futbollistin të bënte këtë zgjedhje e cila tregon qartë dëshirën e tij të madhe për aventurën e re në La Liga.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×