Mesfushori kërkon largimin nga Franca, Milani tenton një goditje të bujshme te PSG-ja

Milani është duke kërkuar për alternativa në mesfushë pas dështimit të tratativave me Renato Sançez. Në listën e drejtuesve kuqezi në orët e fundit duket të ketë përfunduar dhe një emër i madh si Zhorzhinjo Vinaldum i cili nuk po kalon një moment pozitiv te Parisi.

676868

Sipas raportimeve nga “Tuttosport”, 31-vjeçari nuk është i lumtur me situatën që po kalon në Francë ku nuk ka bindur me paraqitjet në fushë pas transferimit nga Liverpuli. Agjenti i lojtarit duket se po përpiqet t’i jap zgjidhje situatës së holandezit duke e ofruar në disa klube ku në listë gjendet edhe Milani.

Paga prej 9.7 milionë eurosh në sezon që futbollisti përfton te kampionët e Francës është problemi kryesor në këtë tratativë, me Milanin që do mund të lëviztë për transferimin e tij vetëm nëse Vinaldum do të pranonte një përgjysmim të pagës aktuale.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×