Murinjo i shpall luftë Interit, Roma gati t’i “rrëmbejë” zikaltërve objektivin kryesor të merkatos

Roma dhe Zhoze Murinjo duket se e kanë piketuar objektivin e radhës në merkato i cili pritet të jetë Paolo Dibala.

dibala

Sipas raportimeve nga “Corriere dello Sport” në ditën e sotme drejtori sportiv i klubit Tiago Pinto do të udhëtojë drejt Torinos për të biseduar me agjentin e lojtarit dhe për t’i bërë atij një propozim zyrtar për një kontratë 4-vjeçare kushtet e të cilës mbeten ende për t’u qartësuar, ku ka pasur edhe një kontakt telefonin mes Murinjos dhe argjentinasit për ta bindur atë lidhur me transferimin në kryeqytetin italian.

Dibala vazhdon  t’i jap prioritet transferimit te Interi, por situata me shitjet te zikaltërit ka lënë pezull kontaktet mes palëve, me Romën e Murinjos që është gati të përfitojë nga situata dhe t’i “rrëmbejë’ Interit yllin argjentinas.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×