“Na pret garë e ashpër, por Skënderbeu kap… majat”, portieri Alliu karikon korçarët

Herdis Alliu ka mall për fushën dhe… dorezat. Më 20 korrik fillojnë zyrtarisht stërvitjen dhe portieri i afruar pak ditë më parë te Skënderbeu, ka nisur numërimi mbrapsht. Librazhdasi mendon se ka bërë zgjedhjen e duhur dhe premton se do të bëjë çmos që ta shfrytëzojë këtë mundësi.

Alliu

Nga Sopoti te Pogradeci dhe tani te 8 herë kampionët e vendit. Edhe pse bëhet fjalë për Kategorinë e Parë, librazhdasi nuk shqetësohet. Ai këtë e sheh si “bonus” edhe për veten, pasi e njeh mirë këtë kampionat. Gjatë një deklarate të dhënë enkas për “Panorama Sport”, 23-vjeçari thotë se i pret vërtet një garë e ashpër, por bardhekuqtë mund t’i llogarisin që tani si kryesues.

“Për mua është një hap cilësor në karrierë dhe jam mjaft i emocionuar për të filluar stërvitjen e parë si lojtar i Skënderbeut. Jam pjesë e një klubi me shumë emër në Shqipëri dhe pavarësisht situatës ku ndodhet, ndihem krenar që u jam bashkuar bardhekuqve, ekip që ka bërë histori në Europë.

Një moment të tillë e kam pritur që kur nisën bisedimet, ndërsa tani, disa kohë pas firmës, mezi pres të filloj nga puna. Menjëherë pas zyrtarizimit, mund të them se kam filluar stërvitje individuale dhe dua të rritem shumë. Është një mundësi e artë për mua. Kjo gjë më bën të ul kokën dhe të punoj akoma edhe më shumë për të shpërblyer besimin. Gara brenda grupit është e hapur dhe kjo na bën më te fortë.

Na pret një sezon i vështirë dhe shumë i luftuar. Unë e di se sa e vështirë është Kategoria e Parë, pasi e kam provuar me Pogradecin. Por do të jemi në majë të renditjes. Jemi në një qellim, të rikthejmë Skënderbeun atje ku i takon. Afrimet cilësore na japin më shumë besim dhe e shoh që dita-ditës ekipi po merr formë. Prandaj, mezi pres të filloj nga puna”, përfundoi Herdis Alliu.

– Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×