Tentoi t’i shpëtonte policisë dhe plagosi efektiven, arrestohet ‘skifteri’ shqiptar në Francë

Policia Franceze

Një police e brigadës kundër krimit u plagos nga goditjet me kaçavidë në Clermont-Ferrand në Francë, mbrëmjen e së enjtes. Bleu Pays d’Auvergne shkruan se autor dyshohet të jetë një i ri shqiptar, i cili akuzohet për vjedhje.

Mësohet se policja është plagosur në kokë, ndërsa ndodhet në spital, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Gjithçka ndodhi pas sinjalizimit për një rast vjedhje, ku policia rrethoi ndërtesën ku ishte pikasur hajduti dhe gjatë tentativës për të arrestuar shqiptarin, është plagosur dhe policja.

Shqiptari, i cili u kap dhe me kanabis, duhet të dalë para drejtësisë për t’u përgjigjur për veprat e “vjedhjes”, “rebelimit”, “posedimit të lëndëve narkotike” dhe “vrasjes së mbetur në tentativë ndaj personit me autoritet publik”.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×