Një moment i pazakontë u regjistrua gjatë prezantimit të futbollistit brazilian Uillian Arao në radhët e klubit turk të Fenerbahçes.
Teksa lojtari po bëhej gati për t’iu përgjigjur disa pyetjeve të gazetarëve, era ka rrëzuar tabelën e reklamave që po qëndronte në shpinën e futbollistit.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i personave që ndodheshim pranë futbollistit, duke mos lejuar tabelën që të godiste në kokë Uillianin. Fatmirësisht, ky moment u kalua vetëm me të qeshura dhe fatmirësisht pa lëndime. Arao u ribashkua me trajnerin Jorge Zhezus. Trajneri dhe lojtari kanë bashkëpunuar edhe te klubi brazilian i Flamengos.
Fenerbahçe’nin yeni transferi Willian Arao’nun talihsiz anları
— Aykırı (@aykiricomtr) July 17, 2022
Arena e Lajmit

Loading…