Talenti Rahem Stërling, u largua pak ditë më parë nga kampionët e Mançester Sitit duke u transferua te skuadra e Çelësit. Anësori i kombëtares angleze, u bashkua menjëherë me skuadrën blu në Amerikë, teksa një gjest i tij është duke bërë xhiron e internetit. Teksa po firmoste disa fanella të tifozëve, Stërling injoroi atë të Sitit, teksa një fans ja zgjati për ta firmosur.
Ky moment është shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale, teksa të shumta kanë qenë reagimet për këtë injorim që Stërling i bëri fanellës së Sitit. Futbollisti nuk ishte i disponueshëm, në miqësoren që u zhvillua sot në Amerikë, ku skuadra e Tomas Tuhel fitoi 2-1 ndaj Klub Amerika.
Raheem Sterling refused to sign a City jersey knowing what we went through with Lukaku.
Already a legend in my eyes 😭💙 pic.twitter.com/QnE0mfod03
— TLV (@TheLampardView) July 17, 2022
Arena e Lajmit

Loading…