Vrau partneren 19-vjeçare pas sherrit për motive xhelozie, ja kush është 25-vjeçari shqiptar dhe viktima (Emrat)

Image (1)

Zbardhen emrat e viktimës dhe autorit të ngjarjes së rëndë në Greqi. Mësohet se 25-vjeçari shqiptar Qamil Taja ka vrarë me armë zjarri partneren e tij 19-vjeçare Kristjana Brakaj pas një sherri për motive xhelozie.

Pas krimit autori ka shkuar vetë në polici dhe ka rrëfyer krimin.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e së shtunës në zonën e Pireut. Plagosja fatale duket se është shkaktuar nga një goditje me armë zjarri në kokë 19-vjeçarit. Sipas informacioneve, çifti është përleshur edhe më parë, ndërsa burri dyshohet se ka qenë xheloz për të renë. Gjithashtu, sipas të njëjtave informacione, aktori kishte përdorur drogë.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook