Berisha në Mbledhjen e Këshillit Kombëtar: Kërkohet një ndryshim i madh. Detyra më kryesore të fitojmë mendjet dhe zemrat e qytetarëve shqiptarë

Whatsapp Image 2022 10 01 At 11.31.57

Kryetari i PD-së Sali Berisha deklaroi sot se para anëtarëve të Këshillit Kombëtar se termin rithemelim duhet ta lexojmë dhe kuptojmë si një detyrim madhor i çdo demokrati dhe demokrateje për të bërë gjithçka që forca jonë politike t’u paraqitet shqiptarëve mbi parimet e saj të vërteta si një forcë e rithemeluar.

Ai thekoi se detyra më kryesore e jona është të fitojmë mendjet dhe zemrat e qytetarëve shqiptarë, kërkohet një ndryshim i madh, proces në të cilin ne jemi sot.

“Sot ne miratojmë rregullat në përputhje me statutin e PD të zhvillimit të primareve për zgjedhjet vendore dhe disa prej tyre janë të njëjta për zgjedhjet e deputetëve. Ne sot shënojmë një hap të madh. Unë kërkoj nga ju që termin rithemelim të mos e lexojmë në asnjë mënyrë si një meritë e jona. Termin rithemelim duhet ta lexojmë dhe kuptojmë si një detyrim madhor i çdo demokrati dhe demokrateje për të bërë gjithçka që forca jonë politike t’u paraqitet shqiptarëve mbi parimet e saj të vërteta si një forcë e rithemeluar. Detyra më kryesore e jona është të fitojmë mendjet dhe zemrat e qytetarëve shqiptarë. Ashtu siç ishim nuk i fitonim, përkundrazi. Pra, kërkohet një ndryshim i madh, proces në të cilin ne jemi sot, në mënyrë që të paraqitemi, të tregojmë vitalitetin tonë për t’u paraqitur si një forcë vërtetë e ndryshuar, si një forcë politike e cila qëndron totalisht e përkushtuar ndaj lirisë dhe vlerave të saj për qytetarin shqiptar. Si një forcë politike e cila del me shpejtësi dhe përfundimisht nga apatia 8-vjeçare e saj. Rëndomë diskutojmë njeri me tjetrin se ka frikë, është e vërtetë se ka frikë. Është e vërtetë se Edi Rama arriti në ngulë frikën te punonjësit, te qytetarët. Kur një regjim arreston 38 mijë qytetarë në një vit, kjo mbjell frikë dhe terror. E gjitha erdhi se ne nuk ishim në lartësinë që duhet të ishim, nuk ishim dhëmbë për dhëmbë me të”, deklaroi Berisha.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×