Të gjithë të çmendur pas Asllanit, vlerësimet e mediave italiane e kthejnë në yllin e ri të Interit

Kristjan Asllani e ka nisur si mos më mirë aventurën e ti te Interi. Brenda pak ditësh, mesfushori i përfaqësueses shqiptare ka fituar jo vetëm zemrat e tifozëve, por edhe vlerësime nga mediat sportive italiane. Paraqitjet e tij të para me skuadrën zikaltër, përtej golave, kanë sjellë vlerësime që mund të cilësohen të jashtëzakonshme për djaloshin shqiptar.

Asllani inter

“Nëse mungesa e një regjisori titullar ishte problemi kryesor i sezonit të kaluar, tani pas thjesht dy miqësoresh mund të thuhet qetësisht se vrima është mbyllur shumë mirë. Përkundrazi, mund të fillohet edhe të pyetet nëse Asllanit mund t’i rrijë ngushtë ajo etiketa e zëvendësit të Brozoviç duke parë personalitetin dhe elegancën që ka”, shkruan “La Gazzetta Dello Sport”.

“Djaloshi ka talent me bollëk, personalitet të lindur, teknikë superiore. I kanë mjaftuar dy miqësore, përtej një stërvitje të përbashkët, për të hyrë në zemrat e tifozëve interistë dhe për të marrë menjëherë krahasime të rëndësishme”, shkruan ndërkohë “Tuttosport”.

Vlerësime shumë të rëndësishme që tregojnë edhe një herë se si Asllani ka fituar menjëherë një vend në radhët e zikaltërve dhe ambientimi i tij me një klub të madh po ecën shumë më mirë se sa pritej.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×