VIDEO/ Dje cilësohej ‘Perla e Adriatikut’, sot po kthehet në rrënoja, pamjet nga sulmi i orkestruar në Prestige Resort

Pretige Resort

Pak ditë më parë ishte perla e Adriatikut pasi renditej si një ndër resortet më elitare në vend, sot ‘Prestige Resort’ po shndërrohet në gërmadhë.

Fadromat e IKMT-së prej 4 ditësh vijojnë shkatërrimin e paligjshëm në këtë resort, i cili ndonëse është me leje që prej 2016-ës, po shembet padrejtësisht. Siç shihet dhe nga pamjet që publikon BalkanWeb vijon aksioni i orkestruar me regji nga institucionet shtetërore në shkelje të plotë.

Me urdhër të kryeinspektores së IKMT-së, Dallëndyshe Biçi, punonjës të IKMT-së, forcat xheniere po punojnë pa ndalim, edhe gjatë natës, për të vendosur në kolonat e ndërtesës, dhe më pas do të bëhet një shpërthim i komanduar, duke ia lënë vendin paligjshmërisë.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook